Pas dhunës së mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë sot kanë vazhduar reagimet e të gjithë institucioneve dhe faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Këtë herë kanë reaguar Organizata e Kombeve të Bashkuara që kanë thënë ”Dhuna ndaj institucioneve demokratike dhe ndaj të zgjedhurve të popullit është e pa pranueshme. Ju bëjmë thirrje institucioneve hetimore që të jenë vigjilent dhe të dënojnë ata që rrezikuan jetën e qytetarëve të Maqedonisë.” thuhet në deklaratën e zëdhënësit të OKB-së, Stéphane Dujarric. /Telegrafi/