Site icon Telegrafi

OKB dënon sulmet në Sudan

Këshilli i Sigurimit të OKB-së u ka bërë thirrje grupeve ndërluftuese në Sudanin e Jugut që menjëherë t’iu japin fund luftimeve të fundit dhe të parandalohet përhapja e dhunës.

Në një deklaratë unanime, këshilli dënoi sulmet “në mënyrën më të fuqishme” dhe shprehu “tronditjen dhe zemërimin e tyre” për sulmet në faqet e OKB-së.

Sipas BBC, më shumë se 200 njerëz janë raportuar të kenë vdekur në përleshjet e zhvilluara që nga e premtja, transmeton KosovaPress.

Luftimet shpërthyen kur trupat besnike të presidentit Salva Kiir dhe nënkryetarit Riek Machar filluan të shtënat në njëri-tjetrin në rrugët e kryeqytetit jugor sudanez, Juba.

Exit mobile version