Site icon Telegrafi

OKB: Damasku miraton dërgesat e ndihmave në 19 qytete të izoluara

Qeveria siriane autorizoi OKB-në për dërgimin e një plani ndihme në qershor me rrugë tokësore në 19 qytete të izoluara, njoftoi sot i dërguari i posaçëm i OKB-së, i cili është treguar shumë i kujdesshëm për formën e zbatimit të këtij vendimi.

“Ka patur një leje, një autorizim të qeverisë siriane për 19 zonat e izoluara”, deklaroi Staffan de Mistura, në përfundim të një takimi në Gjenevë të grupit të punës për aksesin humanitar.

Exit mobile version