Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar sot se prodhimi i ushqimit në Korenë e Veriut ka rënë në nivelin më të ulët në 10 vjetët e fundit dhe se miliona njerëz në vend janë të uritur.
Siç raportohet nga OKB, 3.8 milionë nga 25 milionë njerëz urgjentisht kanë nevojë për ndihmë humanitare, me vlerë 120 milionë dollarë.
Koreja e Veriut po lufton me dekada me mungesa ushqimore kronike për shkak të sistemit jofunksional shtetëror të ndarjes së ushqimeve dhe sanksioneve ndërkombëtare të imponuara në programin bërthamor dhe raketor të Phenianit.
Vitin e kaluar, Pheniani bëri thirrje për një “betejë të përgjithshme” kundër “valës së nxehtë të paprecedent”, duke paralajmëruar misionin e saj pranë OKB-së në krizën në Nju Jork për mungesë të ushqimit.
Një valë e nxehtë e ngrohjes, me tajfune dhe përmbytje, bëri vitin e kaluar për një rënie të rendimentit prej nëntë për qind krahasuar me 2017, paralajmëroi OKB.