Telegrafi

OKB: 212 milionë të papunë në gjithë botën gjatë 2009

Agjencia e OKB-së tha se prej vitit 2007 armatës të së papunëve u janë shtuar 34 milionë njerëz.

Vitin e kaluar, papunësia më së shumti goditi Amerikën Veriore, Japoninë dhe Evropën Perëndimore si pasojë e recesionit më të rëndë që nga vitet e 1930-ta.

Rajone tjera më të goditura janë Evropa Lindore dhe Amerika Latine, kurse shkalla e papunësisë ishte më stabile në Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.