Telegrafi

Okan Buruk i Basaksehirit: E dua në ekip Vedat Muriqin

Vedat Muriqi po vazhdon të mbetet temë e nxehtë në tregun e transferimeve në shtetin turk.

Reprezentuesi i Kosovës ka marrë pjesë në fitoren e Kosovës gjatë mbrëmjes së kaluar kundër Bullgarisë, ku ka realizuar një gol në triumfin 3-2.

Një prej skuadrave që po kërkojnë shërbimet e sulmuesit është edhe skuadra e Basaksehirit, trajneri i së cilës ka konfirmuar interesimin për shqiptarin.

Okan Buruk, i cili në sezonin që lamë pas e ka pasur në dispozicion prizrenasin, dëshiron ta ketë edhe te klubi stambollas.

“Si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm dëshirojmë të transferojmë lojtarë. Do të doja ta shihja Vedat Muriqi Yi në stafin tim. Nëse na lejon Çaykur Rizespor, ne do të nisnim negociatat me lojtarin”, ka pohuar trajneri.

Ndryshe, 25-vjeçari deri më tani ka shënuar 17 gola dhe tetë asistime në të gjitha garat për Rizepsorin. /Telegrafi/