Telegrafi

Okafor zbulon se çfarë i tha Rafael Leao para se të bashkohej me Milanin

Lojtari më i ri i Milanit, Noah Okafor zbulon se ai foli me Rafael Leaon shumë herë përpara se të bashkohej me kuqezinjtë, duke shtuar se ai mësoi për interesimin nga gjigantët e Serie A dy javë më parë.

Milani ka nënshkruar me lojtarin në një transferim të përhershëm me vlerë 13-15 milionë euro nga RB Salzburg.

Sulmuesi zviceran ishte takuar me kuqezinjtë në dy ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, duke shënuar në ndeshjen e parë në Austri. Ai ishte parë duke folur me yllin portugez gjatë ndeshjes, kështu që Okafor diskutoi raportin e tij me sulmuesin në intervistën e tij të parë si lojtar i Milanit.

Lexo po ashtu Okafor thotë se transferimi te Milani është një ëndërr e bërë realitet

“Unë e njoh atë për një kohë të gjatë. Hera e parë që u takuam ishte në Zvicër kundër Portugalisë, pastaj me Milanin (kundër RB Salzburg)”, deklaroi Okafor për Milan TV.

“Ne filluam të dërgonim mesazhe, ndërruam fanellat, mbetëm në kontakt dhe ndonjëherë folëm edhe në FaceTime. Ai është një djalë i mirë, gjithmonë pozitiv. Ai gjithmonë më thotë se Milani është një klub i madh, ku ne stërvitemi me lojtarë të shpejtë dhe driblues, mezi pres të futem në fushë me të. Jo jashtë fushës si më parë”.

Ai tha se me shpejtësinë e tij në duelet një kundër një, do të shpresoj të ndihmojë Rossonerët.

Okafor ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028 në Stadio Meazza. /Telegrafi/