Telegrafi

Okafor thotë se transferimi te Milani është një ëndërr e bërë realitet

Noah Okafor ka kompletuar transferimin te Milani nga skuadra austriake Red Bulll Salzburg.

Kuqezinjtë paguan 14 milionë euro për transferimin e sulmuesit zviceran i cili ka nënshkruar kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2028.

Okafor ka thënë se transferimi te Milani është një ëndërr e bërë realitet për të, pasi gjithmonë kishte dashur të luante për kuqezinjtë.

“Milani ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe nuk po e them këtë vetëm për shkak të transferimit, por ky klub përfaqëson realizimin e ëndrrës time”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Okafor është i Milanit

“Kur isha i vogël admiroja Kakan dhe Ronaldinhon duke luajtur me këtë fanellë dhe vitin e kaluar kisha kënaqësinë e madhe të luaja kundër Milanit në San Siro, duke veshur fanellën e Salzburgut”.

“Për ne rezultati në atë kohë ishte një katastrofë, por përvoja e ndjenjës së forcës në stadium ishte e pabesueshme. Unë personalisht e kam përjetuar këtë pasion të tifozëve kuqezi dhe jam magjepsur prej tyre”.

“Gjithashtu, kur shënova kundër Milanit vitin e kaluar, atë natë bisedova edhe me Rafael Leaon. Mezi pres të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj, trajnerin, të gjithë stafin, drejtorët dhe të gjithë anëtarët e klubit”.

“Mezi pres të ndjej entuziazmin dhe pasionin e tifozëve. Unë dua ta ndihmoj Milanin të shkruajë histori të veçanta dhe të fitojë. Faleminderit që më lejuat të jem këtu”, ka deklaruar Okafor. /Telegrafi/