Telegrafi

Ok kredisë 90 mln euro, lidh Shqipërinë, Kosovën dhe regjionin

"Skeduli i këtij procesi është që në muajin qershor ne të kemi përfunduar tenderimin dhe të kemi nënshkruar kontratat me fituesit dhe të vazhdojmë implementimin e projektit i cili kërkon një periudhë tre vjecare për të mbaruar si njëra dhe tjetra", thotë Ylli Demiri, përfaqësues i OST-së.

Deputetët të cilët votuan pro katër projekligjeve të huasë kërkuan të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve pasi ata janë shumë të nevojshme për sistemin energjetik të vendit, të këtyre linjave elektrike.

"Unë mendoj që ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe shumë pozitiv që qeveria ka ndërhyrë dhe garanton këto kredi, pasi bën të mundur që nëpërmjet garantimit nga ana e qeverisë kredia të jetë me terma të favorizuara", tha Sybi Hida, deputet i PD-së.

Problem për ndërtimin e linjave të tensionit të lartë deri tani kanë qenë shpronësimet në zonat e banuara. Drejtues të OST-së kërkuan ndihmën e pushtetit lokal, dhe zyrave të hipotekave për mënjanimin e burokracirave që zvarrisin projektet. /alsat/