Site icon Telegrafi

OJQ-të të pakënaqura nga vendimi i qeverisë për gazifikimin përmes malit Vodno

Iniciativa qytetare “E dua Vodnon” nuk është e kënaqur me vendimin e qeverisë për të vazhduar projektin e gazifikimit përmes grykës së këtij mali.

Aktivistët janë kundër çdo pune ndërtimore në Vodno dhe sipas tyre, qeveria bën vetëm makijazh.

Ata kërkojnë të zhvillojnë një studim të ri mbi ndikimin e ndërtimit të gazsjellësit në mjedisin jetësor.

Nga ana tjetër, Qeveria nuk heq dorë nga ndërtimi i tubacionit të gazit nga Shkupi për në Tetovë dhe Gostivar përmes malit Vodno. Nga qeveria dje thanë se është bërë ndryshim i projekt dhe rruga është shkurtua për katër kilometra.

Exit mobile version