Telegrafi

OJQ-të: “SOS” të kërkojë falje për gënjeshtrat ose do të ballafaqohen me padi

21 organizata joqeveritare (OJQ) sot në një konferencë për shtyp kërkuan nga grupi “Stop operacionit Soros” (SOS) të kërkojë falje publike dhe tërheqjen e gjithë të, siç i quajtën, të pavërtetave dhe dezinformatave të bëra nga Cvetin Çilimanov dhe SOS, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu “Stop operacionit Soros” publikoi disa OJQ që sipas tyre financohen nga Sorosi

Ata thanë se përderisa nuk marrin falje publike, drejtësinë do ta kërkojnë në Gjykata, duke ngritur padi penale për shpifje dhe ofendim.

“SOS dhe atyre që ju japin urdhra, sigurisht se ju pengon liria dhe shoqëria qytetare e pavarur, liria e shprehjes dhe vlerat demokratike. Për këtë arsye ata në opinion plasojnë të pavërteta dhe të dhëna manipuluese, me qëllim që ta heshtin shoqërinë qytetare”, deklaroi drejtori programik i “Metamorfozis”, Filip Stojanovski./Telegrafi/

Lexo po ashtu Fillon reagimi i OJQ-ve ndaj “Stop operacionit Soros”