Telegrafi

OJQ-të rome të pakënaqura, kërkojnë poste të zv.ministrave

Shoqata e qytetarëve dhe aktivistëve rom, përmes një kumtese shprehin pakënaqësi dhe zhgënjim nga vendimi i kryeministrit Zoran Zaev për ndarjen e zv.ministrave, pasi mes të emëruarve nuk është propozuar asnjë nga komuniteti rom, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Theksojmë se një vendim i këtillë vë në pikëpyetje përkushtimin e kësaj qeverie për integrimin e komunitetit rom në shoqëri dhe qasjen tonë në institucione. Gjithashtu, edhe mundësinë tonë që direkt të marrim pjesë në proceset vendimmarrëse dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë”, thuhet në kumtesën e OJQ-ve rome.

Ata kërkojnë nga Zaevi që të rishikojë vendimin e tij dhe pjesëtarë të komunitetit rom të vendosen në institucione të shtetit./Telegrafi/