Site icon Telegrafi

OJQ-të protestojnë kundër shkurtimit të fondeve për HIV në Maqedoni (Foto/Video)

Përmes një proteste, shoqata të ndryshme qytetare të bashkuara nën një platformë, kanë protestuar para Ministrisë së shëndetësisë, për të treguar pakënaqësinë e tyre për buxhetin e miratuar, ku paratë për HIV dhe Tuebrkulozë shkurtohen në 27 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të veshur në të zeza dhe me parulla në duar, porositën ministrin Todorov se ”premtimet boshe vrasin”, duke konsideruar se Todorov do të jetë përgjegjësi kryesor për problemet në luftimin e këtyre sëmundjeve dhe për pasojat në shëndetin e popullsisë së vendit.

Analizat e kësaj ministrie dhe të Bankës Popullore thonë se Maqedonia mund të pengojë më së paku 860 raste të reja, deri në vitin 2030, që është shifër katër herë më e lartë se ata që tani për tani shërohen nga HIV-i./Telegrafi/

Exit mobile version