Site icon Telegrafi

OJQ-të përballen me mungesë financash për realizimin e projekteve ndërkufitare në Maqedoni

Organizatat qytetare që marrin pjesë në projekte të bashkëpunimit ndërkufitar përballen me mjete të pamjaftueshme financiare gjatë zbatimit të projekteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu thonë rezultatet e hulumtimit të realizuar nga ana e Asociacioni evropian për bashkëpunim lokal – ALDA. Sipas tyre, duhet që të formohet një fond garantues që do të ofrojë fonde financiare për OJQ-të që do të zgjidhjte këtë problem.

Rezultatet gjithashtu tregojnë se shoqatat e përfshira në këto projekte janë të vetmet që nuk përfshihen në vendimmarrje, prandaj ALDA propozon që këto organizata të përfshihen në trupat vendimmarrëse.

Sipas AIM-së, një nga projektet tjera të ALDA është edhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet OJQ-ve dhe komunave./Telegrafi/

Exit mobile version