Site icon Telegrafi

OJQ-të në Maqedoni realizojnë 50 milionë euro buxhet vjetor

Në Maqedoni ka rreth 4600 organizata joqeveritare, që figurojnë të regjistruara në Regjistrin Qendror, sipas Ligjit për shoqëri dhe fondacione, të vitit 2010, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjitha këto OJQ janë të obliguara që në Regjistrin Qendror dhe në Drejtorinë e të hyrave publike të dorëzojnë llogarinë përfundimtare, nëse kanë patur më tepër se 2500 euro të hyra vjetore, ose një deklaratë se nuk kanë realizuar të hyra më shumë se 2500 euro.

Sipas të dhënave të Regjistrit qendror, rreth 4000 OJQ e kanë dorëzuar një deklaratë për llogarinë përfundimtare. Të dhënat e Qendrës Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtarë tregojnë se këto OJQ kanë patur në dispozicion të tyre një buxhet prej 50 milionë euro.

Lista e OJQ-ve me buxhet më të madh vjetor në Maqedoni kryesohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, pastaj nga Fondacioni për arsim dhe kulturë Uskup, Fondacioni Qendra e civilizimit islamik, Fondacioni Shën Kostandini Mbret, si edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version