122 organizata të ndryshme qytetare sot kanë kërkuar mbështetje nga publiku, institucionet dhe Qeveria e re, nga siç thanë, sulmet e shpeshta dhe kurtheve të cilat po zhvillohen kundër shoqërisë civile, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përfaqësuesit e shoqërive civile demantuan informacionet se sektori civil është i kontrolluar nga një qendër e pushtetit. Ata këto informacione i cilësuan si të rreme dhe tendenzioze.
Muaj më parë nëpër zyrat e shumë organizatave jo qeveritare janë kryer kontrolle të shpeshta nga Drejtoria për të Ardhura Publike për të parë burimin e financimit të tyre. Nga përfaqësuesit e sektorit civil u tha se janë ngritur kallëzime penale kundër DAP për keqpërdorimin e të dhënave personale të tre aktivistëve nga organizata të ndryshme civile./Telegrafi/