Bashkëpunimi i sektorit të afarizmit dhe OJQ-ve në rajonin e Strugës nuk është në nivelin e kënaqshëm, ndërkaq qasja e sektorit të afarizmit ndaj OJQ-ve është mjaft joprofesionale, transemton Telegrafi Maqedoni.
Kështu deklaron Ilir Idrizi, drejtor i fondacionit ”Albiz”, zbatuese e projektit „Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e afarizmit“.
Ky projekt është inicuar nga në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), por funksionon me mjetet e fituara nga sektori qytetar. Projekti është duke u zbatuar në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë dhe Kumanovë./Telegrafi/