Site icon Telegrafi

OJQ në Maqedoni: S’ka reforma me administratë të partizuar

Fati dhe pavarësia e Prokurorisë Publike Speciale janë elemente me interes për vendet anëtare të BE. Edhe në raportin vjetor të Komitetit të Helsinkit dhe Institutit për politikë evropiane ligji për PPS mbetet si njëra nga detyrat ende të pa kryera. Në raportin e kaluar Komiteti i Helsinkit kishte konstatuar që reformat në gjyqësor janë jo transparente dhe pazare politike.

“Pa dyshim që ajo që mbetet në fokus të vendeve anëtare, është se si do të sigurohet pavarësia e Prokurorisë Publike Speciale dhe si do të përfshihet në sistemin për Prokurori Publike. Edhe ne kishim një reagim në lidhje me nevojën që duhet të ketë transparencë në këtë proces dhe shihet qartë se vendet anëtare kyçe të BE-së presin përparim në lidhje me këtë çështje deri në marrjen e vendimit në qershor, dhe një nga aspektet që qëndron si detyre e pa kryer”, theksoi Simonida Kacarska, nga Instituti për Politikë Evropiane.

Uranija Pirovska nga Komiteti Helsinkit tha se organizatat civile ndihmojnë shumë në tejkalimin e reformave në vend, por, siç tha, kjo nuk mund të arrihet plotësisht përderisa kemi ende partizim të administratës shtetërore.

“Ndajmë kapacitet të madh dhe energji që të ndihmojmë qeverinë që të kaloje gjithë procesin e reformave, por nuk mund të presim që sektori civil të jetë faktor krucial në tejkalimin e atij procesi. Para se gjithash duhet të ketë përmirësim në kapacitetet e administratës shtetërore dhe ajo nuk mund të ndodhë përderisa ende kemi partizim të administratës publike respektivisht punësime vetëm për shkak të përkatësisë partiake. Ky ishte fenomen i Qeverisë së kaluar dhe kjo ishte diçka që ne si organizata civile menduam se nuk do ta shohim më me këtë Qeveri”, potencoi Uranija Pirovska, nga Komiteti i Helsinkit.

Në raportin vjetor për kapitullin 23 që ka të bëjë me gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat themelor nga organizatat thane se janë vërejtur përmirësime. Në periudhën që është përgatitur raporti janë sjellë ligjet, si ai për gjykatat, ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminim, ligji për abort etj. Raporti vjetor përfshinë periudhën nga maji i vitit 2018 deri në mars të këtij viti./Tv21/

Exit mobile version