Site icon Telegrafi

Ohri top destinacion edhe për vitin 2017

Fillimi i viti, gjegjësisht festat e fundvitit janë tregues se edhe këtë vit do të vazhdojë trendi i rritjes së numrit të turistëve në qytetin e Ohrit. Janari është muaji kur Ohri është i mbushur me turistë, ndërsa punëtorët turistikë dhe hotelierët viteve të fundit po punojnë seriozisht në vazhdimin e sezonit turistikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ohri nga e gjithë bota është i shpallur ndër top 5 destinacionet më të mira, në mes Moskës, Libonës dhe vendeve tjera të njohura botërore. Ne duhet të mësohemi se jo vetëm në vitin 2017 por edhe në vitet e ardhshme, do të jemi në mes qyteteve më të mira dhe duhet ta mbrojmë këtë privilegj”, deklaroi Angel Janev, zëvendës i kryetarit të komunës në Ohër.

Viti 2016 ishte viti i promovimit botëror të turizmit në Ohër. Për Ohrin kanë shkruar edhe magazinat turistike me renome botëror, nërsa Lonely Planet Ohrin e vendosi në vendin e pesët si destinacion për ta vizituar në vitin 2017./Telegrafi/

Exit mobile version