Trashëgimia e pasur kulturore dhe historike e qytetit të Ohrit, këtë muaj do të promovohet në panairin ndërkombëtar në qytetin e Selanikut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo bëhet me qëllim që të tërhiqen sa më shumë turistë ndërkombëtarë të cilët do ta vizitojnë Ohrin gjatë gjithë vitit.
“Ne si sektor do të garojmë së bashku me sektorët turistikë të Beogradit, Plovdid të Bullgarisë dhe Selanikut, e që vëmendje më të madhe do të tërheq mundësia për qasje rajonale në tregjet evropiane dhe botërore”, deklaroi Goko Apostolov, udhëheqës i sektorit të turizmit.
Sipas statistikave, Shkupi dhe Ohri janë qytetet që vizitohen më shumë nga turistët./Telegrafi/