Moti i ngrohtë në këtë periudhë të vitit i ka mbushur shëtitoret, parqet dhe kafenetë në Ohër. Kjo fundjavë e vazhduar festive në Ohër, solli një numër të madh të mysafirëve, që mund të shihen në rrugët dhe parkingjet e qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tradicionalisht përveç vendorëve, numri më i madh i turistëve në Ohër dhe Strugë janë nga shtetet fqinje, kryesisht Bullgaria, Serbia, Shqipëria dhe më pak nga Greqia.
Mysafirë ka edhe nga Mali i Zi dhe Kroacia, ndërsa me aranzhmane individuale ka edhe festues nga Britania e Madhe, Polonia dhe Izraeli.
Përkrah hotelierëve të kënaqur janë edhe dhënësit privat të banesave me qira, të cilët në mes të dimrit kanë mbushur një pjesë të mirë të kapaciteteve të tyre./Telegrafi/