Nisma qytetare “Ohri SOS” nëpërmjet njoftuan për propozim-vendimit që do të shqyrtohet në seancën e 43-të të Komitetit për trashëgimi kulturore të UNESCKO-s, ku rekomandohet vendosja e rajonit të Ohrit në listën e trashëgimisë botërore në rrezik.
Nga kjo nismë paralajmërojnë se kjo është vetëm një hap nga fshija e Ohrit nga lista e UNESCO-s, që do të thotë humbje e statusit të trashëgimisë unikate botërore dhe trashëgimi kulture, që sipas tyre vetëm do t’i vërtetonte qëndrimet e tyre kur në të gjitha mënyrat u paralajmërua për një të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi dërguar raporte, kërkesa edhe te pushteti vendor edhe te pushteti qendror, ankesa deri te inspektorati dhe institucioneve tjera, por LSDM realizoi shumë pak nga ajo që kërkonim në interes të mbrojtjes të këtij rajoni”, thuhet në kumtesën e tyre.
Ata kërkojnë nga Qeveria menjëherë të fillojë me përmbushjen e rekomandimeve të Qendrës për trashëgimi kulturore dhe të parandalojë të hieqt nga lista e UNESCO-s./Telegrafi/