UNESCO i ka dhënë afat Qeverisë së Maqedonisë që të dërgojë raport deri më 1 shkurt të këtij viti, për statusin e konzervimit dhe për hapat e ndërmarrë për zbatimin e udhëzimeve në rastin e verifikimit të rrezikut për të mirat natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse qeveria nuk ndërmerr hapat e duhur, atëherë Ohri dhe liqeni i Ohrit do të vendosen në listën e trashëgimis botërore që është në rrezik, që është një hap drejt largimit të këtij rajoni nga lista e trashëgimisë botërore të UNESCO-së. Kjo do të ndikonte në dëmtimin turistik të Ohrit./Telegrafi/