Festat e Pashkëve tradicionalisht sjellin numër të madh të turistëve në Ohër, si nga vendi, ashtu edhe nga jashtë, në pjesën më të madhe besimtarë ortodoksë nga vendet fqinje, bën të ditur Alsat-M. Përputhja e festës fetare me festat e një majit paraqet shkas më tepër për fundjavën e vazhduar fetare që Ohri të ketë viztueshmëri të shkëlqyer, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky është vlerësimi i punëtorëve hotelierikë, të cilët tashmë shënojnë interes të rritur të rezervimeve në kapacitetet e hoteleve, kryesisht thonë se bëhet fjalë për të ftuar nga fqinjësia, Serbia, Bullgaria, por edhe nga Turqia, mirëpo Ohri për festat e Pashkëve është i vizituar nga një numër i madh i turistëve vendas.
Pritje për start të mirë të sezonit të sivjetshëm turistik kanë edhe qiradhënësit privatë. Çmimet për akomodim janë 400 denarë për një shtrat deri në 50 euro për një ditë për një apartament me disa shtretër, që sipas tyre, janë të volitshme, ndërsa varet nga pozicioni dhe nga kategoria e kapaciteteve akomoduese./Telegrafi/