Qyteti i Ohrit po bëhet markë e njohur në tregun turistik botëror, nga fushata e cila çdo ditë e më shumë po tërheq turisët nga e gjithë bota, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në portalet e njohura turistike po shkruhet për shijen e ushqimit tradicional, birrat e mira, fshatrat e bukur dhe turizmin alternativ.
Lider i zhvillimit turistik në Ohër është fshati Kuratica, ku aty turistët shijojnë ushqimet organike, ajrin e pastër dhe bukuritë natyrore.
“Gastronomia është ajo që i tërheq më shumë turistët, pa marrë parasysh a është ushqim i prodhuar në fshat apo mish i qytetit”, tha shërbyesi në fshatin Kuraticë, Goran Micoski.
Për bukuritë e Ohrit vitin e kaluar janë shkruajtur dhjetra artikuj në revistat turistike botërore./Telegrafi/