Ohri – qyteti me liqenin në të vjetër në Evropë, histori mijëvjeçare, thesar i trashëgimisë kulturore dhe burim i bukuriva natyrore. Pikërisht për shkak të këtyre, UNESCO e vendosi qytetin e Ohrit në listë për trashëgimi botërore dhe e numëron mes 35 rajoneve të mbrojtura në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në vitin 1979 i pari në listën e UNESCO-s ishte regjistruar Liqeni i Ohrit, ndërsa një vit më vonë edhe qyteti i Ohrit si trashëgimi kulturore. Kurse pas 38 viteve, Ohri është nën rrezik serioz ta humb imazhin e qytetit të mbrojtur nga ky onstitucion. Nëse “Shkupi 2014” e ndryshoi fytyrën e kryeqytetit, atëherë qytetit të UNESCO-s i duhet projekti “Ohri 2020”.
Ajo që më shumë e rrezikon qytetin e Ohrit nga humbja e statusit të UNESCO-s janë ndërtimet dhe urbanizimi i qytetit. Ekspertë të UNESCO-s kanë vendosur të vëzhdojnë çdo tullë dhe çdo ndërtesë që ndërtohet në Ohër./Telegrafi/