Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, edhe qytetarët e Ohrit i janë bashkuar protestave qytetare kundër qeverisë dhe kryetarit Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata kanë vendosur që ta shprehin pakënaqësinë e tyre për vendimet e kryetarit Ivanov për të falur politikanë të cilët janë nën hetime, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe shtyerjen e zgjedhjeve./Telegrafi/