Fundjava e vazhduar bashkërisht me kohën e mirë bëri që qyteti i Ohrit të mbushet me turistë.
Mysafirë ka gjithkund, nëpër çarshi, në breg të liqenit, kurse kafenetë dhe restorantet janë të mbushura.
Pjesa më e madhe e turistëve janë vendorë, por ka edhe turistë të huaj, ndërsa kapacitetet hotelerike janë mbushur deri në 30%, që është numër i mirë duke pasur parasysh se jemi para sezonit veror.
Ndryshe, Maqedonia si destinacion është e hapur për të gjithë turistët, pa kufizime dhe pa PCR teste. Një nga masat për tërheqje të turistëve janë 50 mijë testet e planifikuara për coronavirus për turistët të cilëve u nevojitet test negativ për kthim në shtëpi.
Për sezonin që vjen, Maqedonia pret të realizojë më shumë se dy milionë akomodime dhe 300 milionë euro qarkullim./Telegrafi/