Telegrafi

Ohri mbushet me turistë për festat e fundvitit

Ohri tanimë është vërtetuar si destinacion ballkanik për festat e fundvitit dhe pothuaj se gjithë hotelet janë mbushur me turistë vendorë dhe të huaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Turistët më të shpeshtë janë nga shtetet fqinje siç janë Bullgaria, Serbia, Mali i Zi por kemi turistë edhe nga Italia”, është shprehur Pere Kutanoski, hotelier në Ohër.

Nesër për të 15 herë me rradhë, me rastin e Vitit të Ri do të mbillet pema e Krishtlindjeve në afërsi të liqenit të Ohrit./Telegrafi/