Site icon Telegrafi

Ohri mbushet me turistë, kërkohen më shumë vende për akomodim

Ohri kulmin e sezonit turistik veror po e pret me shumë mysafirë, si ata që verojnë këtu përmes aranzhimeve të operatorëve turistik të huaj, ashtu edhe me mysafirë nga vendi që janë këtu për fundjavën e vazhduar festive.

Ky sezon kishte potencial që të jetë rekord sipas vizitshmërisë, megjithatë mbetet të shihen të dhënat të cilat me siguri nuk do të jenë të atilla siç priteshin, më së shumti për shkak të ndryshimit të kushteve të motit dhe ditëve me shi të pazakonta për këtë periudhë të vitit.

Më të shumtë janë mysafirët që në mënyrë të organizuar verojnë këtu përmes aranzhimeve të disa tur-operatorëve të cilët tashmë rregullisht sjellin turistë nga vendet e Beneluksit, Polonia, Turqia, Izraeli, Estonia, ndërsa të shumtë janë edhe turistët që vijnë në Liqenin e Ohrit përmes turneve qarkore që realizohen me shtetet fqinje.

Për ditët e festave veçmas kanë udhëtuar edhe uikend-mysafirët nga vendi, si dhe turistët nga fqinjësia më e afërt gjegjësisht vendet e rajonit të cilët sipas rregullit janë më të shumtë. Për momentin po kërkohen më shumë shtretër që vështirë gjenden, posaçërisht në kapacitetet akomoduese private në zonën qendrore të qytetit.

Për numrin e mysafirëve në kulmin e sezonit kontribuojnë edhe manifestimet kulturore-argëtuese dhe koncertet që sipas rregullit organizohen për ditët e festave. Këtu janë koncertet e organizuara në kuadër të Festivalit “Ohrid Calling”, përmbajtjet nga programi i “Verës së Ohrit”, si dhe koncertet që i organizojnë klubet e natës dhe diskotekat në bregun e liqenit, me performanca të emrave të njohura muzikore nga bota, rajoni dhe yjet e estradës vendore

Exit mobile version