Site icon Telegrafi

“Ohri ka kapacitete për zhvillimin e peshkatarisë”

Oferta e peshkimit në Ohër nuk shfrytëzohet derin në fund, pavarësisht nga interesi i mysafirëve të huaj. Ohri ka kushte ideale për zhvillimin e turizmit të peshkimit, që është një prirje në botë.

Turizmi i peshkimit ka kohë që është zhvilluar dhe është pjesë e pashmangshme e ofertës së përgjithshme turistike të çdo vendi që dëshiron të zhvillojë këtë degë të industrisë.

“Peshkatarët janë të etur për destinacione të reja të peshkimit, në kërkim të një aventure më të mirë ata kalojnë mijëra kilometra”, tha udhërrëfyesi i peshkimit në Ohër, Ljupço Stojkoski.

Ai thotë se nga viti në vit interesimi i të huajve për peshkim në Liqenin e Ohrit është më i madh. Peshkatarët më ambiciozë, janë holandezët, rusët, polakët dhe skandinavët.

Qëllimi i pushtetit qendror që liqenin e Ohrit ta dorëzojë nën menaxhim të Komunës së Ohrit, ka ndarë në mendime ekologët, të cilët mendojnë se prioritet duhet t’i jepet sportit të peshkimit.

Peshkimi në botë bie në një kategori të turizmit masiv dhe elitar, dhe si i tillë sjell të ardhura të mëdha./Telegrafi/

Exit mobile version