Telegrafi

Ohër, rriten çmimet për festën e Ilindenit

Qytetarët e Ohrit edhe këtë vit për festën e Ilindenit kanë rritur çmimet për shërbime të ndryshme. Edhe pse moti këtë vit nuk është në favor të tyre, ka pasur turistë që vendosën pushimet t’i kalojnë në Ohër.

Por duket se ata nuk dinin as t’i mbanin turistët që vendosën të kalonin pushimet përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një turist nga Shkupi tregon se dy ditë para festës së Ilindenit, çmimi për një pushimore për plazh ka qenë 150 denarë, ndërsa një ditë para festës së Ilindenit është rritur në 250 denarë.

“Unë në Ohër nuk kam qenë ndoshta pesë vite. Edhe pse koha nuk është e mirë vendosëm që ta shëtisim Ohrit, pasi ka çfarë të shohësh. Gjatë gjithë kohës kam qenë në plazh të njëjtë dhe para Ilindenit çmimi për një pushimore për plazh ka qenë 150 denarë, ndërsa një ditë para Ilindenit u bë 250 denarë. Kemi paguar shtrat deri 400 denarë, ndërsa gjatë Ilindenit kemi paguar 550 denarë”, ta Igori nga Shkupi.

Përndryshe, ky sezon në Ohër pritet të ketë rekord sipas vizitorëve, megjithatë mbetet të shihen të dhënat zyrtare./Telegrafi/