Prej sot deri më 29 gusht në Ohër do të mbahet punëtori me temë “Bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së në projektimin e stabilitetit për Ballkanin Perëndimor”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ngjarja është nën organizim të Departamentit për diplomaci publike e NATO-s, Qendra evropiane për studime të sigurisë “Marshall Center”, Kolegji i NATO-s në Romë dhe OJQ “Marshall Center” në Maqedoni.
Punëtoria do të fokusohet në zhvillimin dhe këmbimin e mendimeve për promovimin e integrimeve euroatlantike, si dhe bashkëpunimin gjatë krijimit dhe mbajtjes së rrjetit të të diplomuarve në Qendrën për studime të sigurisë.
Punëtorinë pritet ta hapin përfaqësues të njohur të NATO-s dhe ambasadës amerikane në Maqedoni./Telegrafi/