Në ujërat e Liqenit të Ohrit në shtegun prej Goricas deri në Ohër, sot do të mbahet maratona e 39-të në not me rastin e festës së Ilindenit, që organizohet nga klubi “Valët e Ohrit 2008”.
Rreth pesëdhjetë notues nga vendi dhe jashtë, shtegun e gjatë 2.5 kilometra do ta kalojnë në kategori: notuesit deri 16 vjeç dhe ata që janë mbi 16 vjeç.
Fillimi i garës është paraparë rreth orës 10:30 dhe 11:00 për të dy kategoritë, nga plazhi para ish-hotelit “Park”.
Arritja e notuesve të parë pritet pas orës 11:00./Telegrafi/