Telegrafi

Ohër-Bruksel, linjë e re ajrore

Me arritjen e grupit të parë të turistëve nga Brukseli në aeroportin e Ohrit “Shën Apostul Pali” do të emërohet fillimi i aviolinjës Bruksel – Ohër.

Turistët në aeroportin e Ohrit do të arrijnë të hënën në mëngjes me operatorin turistik “Thomas Cook”.

Në fillimin zyrtar të kësaj linje ajrore është paralajmëruar fjalimi i përfaqësuesve të TAV Maqedoni, operatorit turistik “Thomas Cook”, Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit dhe nga vetëqeverisja lokale e Ohrit.

Me vendosjen e kësaj linje ajrore pritet të rritet numri i turistëve nga Brukseli, por edhe nga destinacionet e tjera evropiane./Telegrafi/