Telegrafi

“Oh …! Ata vranë një fëmijë!”: Hapësirat e McDonald në Çikago shndërrohen në skenë tmerri – vritet një fëmijë, babai i saj plagoset rëndë

Një baba në Çikago u plagos rëndë, dhe vajza e tij shtatëvjeçare u vra nga të shtënat me armë ndërsa ishin ulur në një makinë gjatë një pasdite të dielën në McDonald.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia ka identifikuar babanë si 29-vjeçarin Jontae Adams dhe vajzën e tij si Jaslyn.

Siç bëhet e ditur, të shtënat ndodhën rreth orës 4:18 pasdite sipas kohës lokale në lagjen Homan Square të Windy City, policia e Çikagos i tha Fox News.

Një punonjës i McDonald’s, i cili kërkoi të mos i bëhej i ditur emri, i tha Chicago Sun-Times se dy njerëz dolën nga një makinë gri dhe filluan të qëllonin në drejtim të makinës së Adams.

Policia tha se dy viktimat ishin brenda një automjeti afër një parkimi “kur dëgjuan të shtëna armësh dhe ndien dhimbje”.

Vajza, e cila ka tre vëllezër e motra, u qëllua “shumë herë” në trup dhe babai u godit në trup gjithashtu, tha policia.

Një video e xhiruar nga një kalimtar i rastit në vendngjarje tregon oficerët duke tërhequr viktimat nga makina.

Në momentin që oficerët tërheqin vajzën shtatëvjeçare nga ana e pasagjerit, një person jashtë kamerës mund të dëgjohet duke bërtitur: “Oh …! Ata vranë një fëmijë!”

Një njësi policie në skenë transportoi babanë dhe vajzën në Spitalin John Stroger ku u shpall e vdekur. Babai është në gjendje të rëndë, tha policia.

Rrethanat e sakta që çuan deri në të shtënat mbeten të paqarta ndërkohë që asnjë i dyshuar nuk është në paraburgim dhe detektivët e zonës po hetojnë rastin, tha policia e Çikagos për Fox News. /Telegrafi/