Poezi nga: Ron Whitehead
Përktheu: Fadil Bajraj
Betohem për besnikëri ndaj demokracisë
lirisë, barazisë, dhe drejtësisë për të gjithë
Amerikë
Unë u betohem për besnikëri pleqve të mi
atyre që erdhën para meje
atyre pa mutsihane
treguesve të së vërtetës
të patremburve
që qëndrojnë me mua tash
atyre që flasin kundër
pushtetit të korruptuar të paarsyeshëm
Amerikë
Betohem për besnikëri ndaj Deklaratës për Pavarësi
Kushtetutës dhe Deklaratës së të Drejtave të Shtetasve
dhe për dorëzimin paqësor të pushtetit nga një President te tjetri
nga një brez në tjetrin
Amerikë
Betohem për besnikëri ndaj pemëve ndaj barit të gjelbër
tokës së bojëkaftë luleve të egra të çdo ngjyre
shkretëtirës qiellit të bruztë
lumenjve liqeneve dhe deteve
shërimit të tokës
Amerikë
Betohem për besnikëri ndaj Poezisë dhe Këngëve
betohem për besnikëri ndaj Forcave Krijuese të Universit
Amerikë Oh Amerika ime e dashur
Betohem për besnikëri
ndaj Zemërdëlirësisë Sinqeritetit Ndershmërisë dhe së Vërtetës
betohem për besnikëri ndaj Pasionit dhe Dhembshurisë
Empatisë dhe për të ndihmuar ata në nevojë
Amerikë
Betohem për besnikëri ndaj paqes
gjetjes së ekuilibrit të dashurisë, fuqisë dhe mençurisë
Amerikë Oh Amerika ime e ëmbël
Betohem për besnikëri ndaj Ringjalljes së Zemrës
Betohem për besnikëri ndaj Ringjalljes së Zemrës