Shqipëria këtë vit përfaqësohet në “Eurovision” nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.
Ai është cilësuar si një nga emrat e duhur, dhe që mund të na përfaqësojë denjësisht në këtë festival, kjo për faktin se ai është mësuar me performimin live.
https://www.youtube.com/watch?v=DocjosVM5cU
E një gjë të tillë e ka thënë edhe faqja e njohur “WiwiBloggs”, të cilët i kanë dedikuar një artikull rokerit shqiptar.
Ata e kanë krahasuar atë me këngëtaren Rona Nishliu, e cila në vitin 2012 i solli suksesin më të madh Shqipërisë në “Eurovision” me këngën “Suus”.
“WiwiBlogs” shkruan se për Eugentin nuk është hera e parë që këndon live, pasi edhe më parë, ai ka kënduar në programin “Top Show” këngën “Suus” të këngëtares Nishliu.
Ai kishte arritur të kapte me përpikmëri notat e larta të kësaj kënge, me çka edhe kishte emocionuar publikun (Shih videon nga minuta 17:10).
Ky mund të jetë një ogur i mirë për Shqipërinë, duke qenë se edhe mediat evropiane kanë filluar të nuhasin për këngëtarin përfaqësues këtë vit.
Ndryshe, Shqipëria do të prezantohet në natën e parë të “Eurovision 2018” më 8 maj. /Telegrafi/