Telegrafi

Ofrojnë para në emër të saj me profile false në Facebook, reagon Rudina Magjistari

Foto: Facebook

Prezantuesja e njohur shqiptare, Rudina Magjistari, së fundmi është përballur me një situatë jo fort të këndshme.

Në emër të saj, është hapur një profil në Facebook dhe ia ka përdorur të dhënat, duke pretenduar se do të shpërndajë para për ndjekësit.

Me të parë këtë, moderatorja nga Shqipëria u ka bërë thirrje të gjithëve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.

Foto: Facebook

“Profile falso me emrin tim në facebook janë duke shpërndarë postime mashtruese, ndaj ju lutem mos i bëni like apo share. Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla, ku mashtrimi dhe gënjeshra është kaq ashiqare, por ja që edhe ndodhin”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rudina Magjistari

“Brenda mundësive do të ju lutesha edhe t’i raportonit. Faleminderit”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në InstaStory.

Foto: Facebook

Ajo po vazhdon të jetë një nga personazhet më të admiruara nga publiku, ndërsa po vazhdon punën me emisionin e saj “Rudina”. /Telegrafi/