Site icon Telegrafi

Ofrojnë dhoma me tenda

Pasi që afarizmi kohëve të fundit nuk po i ecën edhe aq mbarë, drejtoria ka tentuar që me një paketë speciale të cilën e kanë emëruar “Survivor package” (paketa e mbijetesës) do të tërheqë mysafirët. Kështu që nga secili shërbim të cilin mysafirët e refuzojnë, bie edhe çmimi të cilin duhet ta paguajnë në fund.

Nëse në fund i refuzojnë pothuajse të gjitha, do të paguajnë vetëm 12.5 euro për fjetje.

Punëtorët e hotelit do të largojnë nga dhomat të gjitha mbulesat, tepihët, jastëkët, letrën e tualetit e peshqirët. Ata po ashtu do të mbyllin pajisjet e aklimatizimit, të largojnë televizorët dhe mysafirëve do t’ua lënë vetëm një tendë në mes të dhomës. Drejtoria e hotelit shpreson se mysafirët të cilët do ta provojnë këtë paketë do të ndërrojnë mendjen dhe ta paguajnë çmimin e plotë të fjetjes.

Exit mobile version