Site icon Telegrafi

Ofroi aq shumë para për një kalë, sa që befasoi edhe ekspertët e industrisë – Sheiku i Dubait tanimë shkon drejt hapit të radhës

Atij iu deshën 30 vjet dhe miliona dollarë, por sundimtari i Dubait, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum më në fund fitoi Kupën e pakapshme të Melburnit vitin e kaluar.

Dhe sipas CNN, përcjell Telegrafi, tani ai është rikthyer, duke synuar një përsëritje dhe mbrojtjen e titullit të kampionit në Cross Counter.

Por nuk janë paratë pas të cilave ai shkon.

Lexo po ashtu Sheiku i Dubait ka ofruar aq shumë para për një kalë, sa që edhe ekspertët e kësaj industrie kanë mbetur të befasuar

Në fund të fundit, Sheik Mohamed është gjithashtu Kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum

Është dashuria për këtë sport, që buron nga një pasion rinor për kuajt dhe një ekspozim i parë në gara ndërsa ishte student në Universitetin e Kembrixhit në vitet 1960.

“Kjo është ëndrra e secilit”, ka thënë traineri Charlie Appleby, i cili u bë mbajtësi i parë britanik që fitoi kupën.

Dhe kur flasim për sheikun e Dubait, vëmë në pah faktin se bëhet fjalë për njeriun i cili kur janë në pyetje kuajt, nuk e ka problem çmimin.

Rasti i fundit që e dëshmon këtë është ai kur sheiku i Dubait ka ofruar hiq më pak se rreth 4,356,000 dollarë – duke shpenzuar në kalin më të shtrenjtë të këtij viti.

Kali i ri, subjekt i një lufte të ashpër ofertash, u ble përfundimisht nga sundimtari i Dubait Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili vizitoi Tattersalls October Year Sale në Newmarket, Angli për të siguruar që ai siguroi superyllin e ardhshëm të mundshëm të këtij sporti. /Telegrafi/

Exit mobile version