Site icon Telegrafi

Ofroi 200 mijë euro për karuselin e punuar para 114 vjetësh, pretendon se gaboi kur e bleu (Video)

Blerësi i paemëruar nga Britania e Madhe, ka mbetur pa fjalë kur në shtëpi i ka shkuar fatura prej 276 mijë eurove, ku përfshiheshin edhe taksat, për blerjen e një karuseli përmes internetit.

Gjatë ankandit që po zhvillohej në Londër, ai ofroi përmes internetit shumën më të lartë prej 203 mijë eurove, çekani ra dhe të pranishmit në sallë brohoritën prej gëzimit, transmeton Telegrafi.

Por, tani pretendon se ishte gabim teknik, pasi nuk e kishte pasur plan ta blinte këtë lodër parku që është punuar para 114 vitesh.

“Ishte një gëzim i madh, që një karusel historik ta ketë një pronar, që do ta riparonte dhe t’i kthente lavdinë e dikurshme”, ka thënë zyrtarë të ankandit.

Sipas tyre, oferta nuk mund të kthehet prapa dhe ai detyrohet të kryejë pagesën, vetëm nëse nuk ka ndonjë ofertues tjetër që do të ofronte më shumë. /Telegrafi/

https://youtu.be/iv2SmzDxtuc

Exit mobile version