Telegrafi

Ofrohet aplikacion edhe në gjuhën shqipe për ata që duan të punojnë dhe jetojnë në Finlandë

Ambasada e Finlandës sot ka publikuar aplikacionin Work Help Finlandë edhe në gjuhën shqipe që mund të shkarkohet në IOS/Android e cila i ndihmon punëtorët që shkojnë për të punuar dhe jetuar në Finlandë.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen zyrtare të Ambasadës së Finlandës bëhet e ditur se përmes këtij aplikacioni ofrohen informata për të drejtat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në Finlandë.

“Aplikacionin mund ta gjeni edhe në gjuhën shqipe.

Aplikacioni ofron informata për të drejtat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në Finlandë. Aplikacioni gjithashtu ju ndihmon të gjeni palët kontaktuese që mund të ju ndihmojnë nëse dyshoni që jeni keqtrajtuar/mashtruar nga punëdhënësi”, thuhet në njoftimin e ambasadës.