Në prag të sezonit turistik, shoqata e gatuesve të Maqedonisë, ”Gastromak” do të nisë trajnime të reja për gatuesit tradicional, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky trajnim do të fillojë në Ohër, si përfaqësuesi më turistik i vendit, për të vazhduar me të gjitha qytetet, posaçërisht në sferën e hotelerisë dhe shërbimeve të restoranteve.
”Gastromak” është shoqatë gatuesish nga Maqedonia dhe është në fazë të rishikimit të nevojave të gastronomisë në vend, ndërkaq në misionin që ka, shoqata punon edhe me ”HOTAM”, shoqatën e hotelierve të Maqedonisë./Telegrafi/