Telegrafi

Ofrohen mundësi për matjen e ndikimit të sektorit qytetar mbi shoqërinë në Maqedoni

Organizatat qytetare do të mund të matin ndikimin e vet nëpërmjet mjeteve të sapokrijuar, çka u shpalos sot nga ana e Asociacionit për hulumtim, komunikim dhe zhvillim “Pablik”, ndërsa shërben për matjen e ndikimit të sektorit qytetar në shoqëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtoresha e “Publik”, Klimentina Ilijevski, tha se mjeti i organizatave qytetare do të jap atyre bazë, informata dhe njohuri e cila do tu tregojë se në cilin segment duhet të bëjnë ndryshime në veprimtarinë e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë do të tregoj edhe anët e forta të cilat në të ardhmen duhet të forcohen.

Ajo dha shpresë se mjetet do të jenë vetëm baza që për të ardhmen të jetë më e dukshme puna e sektorit qytetarë. /Telegrafi/