Pandemia COVID-19 ka prekur më rëndë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në kushte të cenueshme. Është vërejtur rritje e konsiderueshme e dhunës në familje, dhunës me bazë gjinore dhe dhunës seksuale ndaj grave dhe fëmijëve. Situata ka vënë në theksim se sa jetike janë shërbimet sociale për të siguruar që të gjitha vajzat, djemtë, gratë dhe burrat në nevojë të marrin ndihmë me kohë, veçanërisht lidhur me pasojat e pandemisë.
Prandaj, Save the Children Kosova/o ka iniciuar aktivitete për të siguruar që të mbijetuarit e dhunës në Kosovë të kenë qasje në shërbimet profesionale në dispozicion. Shërbimet gjithashtu kanë për qëllim të ofrojnë ndërhyrje adekuate parandaluese. Shërbimet e referimit të ofruara nëpërmjet mekanizmave përcjellës për rastet e dhunës në familje dhe të trafikimit gjithashtu përfshihen.
Shërbime të tilla që ofrohen aktualisht nga dymbëdhjetë organizata të licencuara përfshijnë: strehim të sigurt; qasje në ndihmë juridike falas dhe mbrojtje; mbështetje psikologjike; shërbime sociale dhe/ose shëndetësore; duke përfshirë shërbimet e reagimit ndaj COVID-19; trajnim pune; asistencë për planifikimin e karrierës dhe ngritjen e kapaciteteve. Ky aktivitet synon më shumë se 300 djem dhe vajza dhe 775 gra dhe burra në shtatë rajonet e Kosovës.
Përmes një skeme me nën grante, 46 organizata të përfshira, brenda një viti kan arritur tek më shumë se 1,912 fëmijë dhe 2,755 të rritur që jetojnë në kushte të cenueshme në Kosovë.
Aksioni ‘Fuqizimi i Ofrimit të Shërbimeve Sociale për Grupet më të Cenueshme në Kosovë, si reagim ndaj COVID-19’ zbatohet bashkë me Save the Children Suedi dhe financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Për më shumë informata për shërbimet sociale të ofruara në Kosovë, ju lutemi vizitoni platformën: www.info-sherbimesociale.org