Ky është momenti kur Papa Françesku kërkoi që të ndalej makina e tij, për të kontrolluar një police që ishte hedhur nga kali i saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Françesku zbriti nga vetura e tij pas festimit të Meshës në Iquique, Kili, për të kontrolluar oficeren, e cila ishte në roje, ndërsa Françesku dhe shoqëruesit e tij kaluan.
Kali me gjasë u tremb kur automjeti u afrua dhe oficerja u rrëzua.
Papa Françesku, i rrethuar nga rojet, zbriti nga makina e tij dhe qëndroi pranë oficeres, derisa në vendin e ngjarjes erdhi ndihma e shpejtë. /Telegrafi/