Telegrafi

Oficerja e Marinës amerikane, u bë pilotja e parë me ngjyrë e një aeroplani ushtarak

Një oficere e Marinës amerikane, u bë pilotja e parë me ngjyrë e një avioni të degës ushtarake.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Madeline Swegle, përfundoi më 6 korrik trajnimin e saj në shkollën e fluturimit detar, për t’u bërë pilotja e parë me ngjyrë e një avioni ushtarak.

Swegle e cila vjen nga rajoni i Burke të Virxhinias, diplomoi në Akademinë Detare të SHBA-së, në vitin 2017.

Arritja e saj vjen pas më shumë se 45 vite, kur Rosemary Mariner, ishte bërë gruaja e parë që pilotoi një avion ushtarak dhe komandoi një operacion të aviacionit detar. /Telegrafi/