Disa shoferë të cilët po tejkalonin limitin e shpejtësisë në një zonë të një shkolle fillore në autostradën e Florida Kyes Overseas morën nga një qepë nga një oficer i zyrës së sherifit si një përkujtues për të ulur shpejtësinë, ndërkaq oficeri ishte i veshur si karakteri Grinch.
Kolonel Lou Caputo, një veteran 37-vjeçar i Zyrës së Sherifit të Qarkut Monroe, i cili solli konceptin më shumë se 20 vjet më parë, u kthye përsëri në rrugë të martën.
Shoferët të cilët udhëtojnë rreth 8 kilometra në orë (5 mph) ose më pak mbi kufirin e shpejtësisë së zonës së shkollës mund të zgjedhin midis gjobave të lehta të trafikut dhe një qepë të paraqitur nga Grinch, ndërsa ata të cilët e kalojnë këtë shpejtësi, ka të ngjarë të marrin një gjobë të majme, raporton AP, transmeton Telegrafi.
“E tëra kjo ka të bëjë me edukimin dhe rritjen e vetëdijes se zonat e shkollave tona janë duke operuar ende, edhe pse është periudha e pushimeve”, tha Caputo, duke shtuar “Ne dëshirojmë që shoferët ta ulin shpejtësinë”.
Caputo deklaroi se ai e portretizoi personazhin imagjinar i cili të krijuar nga autori i librave për fëmijë Dr. Seuss – në mënyrë që t’u jap shoferëve një “dhuratë”, por gjithashtu për të tërhequr vëmendjen në një mënyrë të këndshme ndaj nevojës për t’iu bindur kufijve të shpejtësisë në zonat e shkollës.
“Kjo i kap ata në befasi”, deklaroi Caputo.
“Por kur unë u jap atyre një zgjedhje në mes të një gjobe të lehtë ose qepës, ata marrin qepën. Dhe unë i kam bërë të hanë qepën para syve të mi”. /Telegrafi/