Një oficer vdiq pasi u ther me thikë të martën gjatë një shpërthimi dhune në një stacion tranzit jashtë Pentagonit, dhe një i dyshuar u qëllua nga forcat e rendit dhe vdiq në vendngjarje, thanë zyrtarët.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Pentagoni, selia e ushtrisë amerikane, u vendos përkohësisht në mbyllje pasi të shtënat me armë u shkrepën të martën në mëngjes pranë hyrjes së ndërtesës; një oficer policie i Pentagonit i cili u ther me thikë, vdiq më vonë, sipas zyrtarëve që nuk ishin të autorizuar për të diskutuar çështjen dhe folën për AP-në në kushte anonimiteti.
Më shumë detaje rreth dhunës priteshin në një konferencë shtypi të Pentagonit.
Lidhja midis të shtënave dhe therjes me thikë të oficerit ende nuk është bërë e ditur. Autoritetet nuk dhanë menjëherë detaje dhe nuk folën për sekuencën e ngjarjeve.
Incidenti ndodhi në një platformë të autobusëve Metro që është pjesë e Qendrës Tranzite të Pentagonit dhe pak hapa nga Pentagoni, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Forcave të Mbrojtje së Pentagonit. Objekti është vetëm disa hapa nga ndërtesa e Pentagonit, që gjendet në Qarkun Arlington, Virxhinia. /Telegrafi/